back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLos Angeles, vidhet makina e funeralit bashkë me kufomën brenda

Los Angeles, vidhet makina e funeralit bashkë me kufomën brenda

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Vjedhësit nuk kursejnë as makinën e funeralit, bashkë me trupin e pajetë të një të riu, që ishte vrarë pak ditë më parë. Të afërmit e Jonte Lee Reed kurrë nuk do të mendonin se dikush do të tentonte të vidhte arkivolin e 19-vjeçarit, ndërsa po shkonin në funeralin e tij. Aq më pak, ata nuk ishin të përgatitur që të ndiqnin makinën e funeralit që po ikte bashkë me kufomën e Reed. Por, ndërkohë që ata po hipnin në makina nga kisha baptiste e Ebenezerit në Los Angeles, një njeri hipi në makinën e funeralit që kishte në brendësi dhe arkivolin me trupin e viktimës, duke u larguar me shpejtësi. Pastori i kishës, gjatë kohës që ndodhi kjo ngjarje e pazakontë, ishte brenda ndërtesës së kishës, duke i rregulluar lulet. Kur ai shkoi jashtë për të marrë arkivolin, pa se makina e zezë nuk ishte më. Gruaja e pastorit, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, thirri disa miq që ta ndihmonin që të gjenin veturën që ishte e zhdukur. Ndërkohë, familja e të ndjeri, panë një veturë të zezë tek po kalonte pranë tyre, katër blloqe larg kishës. Ata e detyruan shoferin që të ndalonte duke i bërtitur. Policia e Los Angeles njoftoi se personi që kreu këtë akt, akuzohet për vjedhje të veturës. Policia gjithashtu njoftoi se po heton gjendjen mentale të tij. Lee Reed është qëlluar dhe vrarë më herët gjatë këtij muaji. Policia akoma po kërkon informata për këtë vrasje. Gruaja e pastorit theksoi se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në historinë 75-vjeçare të kishës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz