Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij me origjinë nga Italia, Monica prej kohësh janë zhvendosur në Shqipëri për të ndërtuar jetën e tyre.
Shpesh i shohim në dalje publike së bashku, por këtë herë çifti ka bërë një live video në “Instagram” që papritur është kthyer në një kurs për të folurën në shqip. Në lidhje direkt gjatë videos ka dalë edhe një fanse e çiftit nga Peqini me të cilën Monica është munduar të flasë shqip.
Ka qenë Loriku ai i cili e ka nxitur duke i thënë: “Pse s’po flet shqip”, duke i lënë hapësire të folurës së këndshme të bashkëshortes.
“Po fol. Po unë nuk lexua mesazhe në “Instagram”. Faleminderit për folloë, per tutto, për krejt”, ka vazhduar ajo dialogun me fansen.
