back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLorik Cana do t'i hyjë politikës për t'u shërbyer shqiptarëve!

Lorik Cana do t’i hyjë politikës për t’u shërbyer shqiptarëve!

Të ngjajshme

Ish drejtori i Olimpique Marseillet, Jose Anigo, ka folur fjalë tepër të mira për Lorik Canën, të cilin e njeh shumë mirë qysh prejse e kishte transferuar në ish klubin e tij nga PSG në vitin 2005.

Anigo ka thënë se Cana është një futbollist i madh, por është edhe më i madh si patriot, ku është në pyetje Shqipëria dhe kombi i tij. Madje, ai është i bindur se në një të ardhme, pasi ta lë futbollin, ylli i futbollit shqiptar do të inkuadrohet në ndonjë parti politike shqiptare për t’i shërbyer vendit dhe popullit të tij, transmeton Zëri.

“Sigurisht që ishte shumë i lidhur me Shqipërinë. Kur shkonte për të luajtur me Kombëtaren e tij, ai nuk shkonte veç si një futbollist. Jam i bindur se një ditë Loriku do të inkuadrohet në struktura politike të vendit të tij”, ka deklaruar Anigo.

Kjo deklaratë e Anigos ka ardhur një ditë para ndeshjes që Cana do ta zhvillojë me ekipin e tij të ri, Nantes, kundër ish skuadrës ku e mbante shiritin e kapitenit, Olimpique Marseille, ku sigurisht mbrojtësi kosovarë do të emocionohet nga pritja e ngrohtë që do t’ia bëjnë tifozët që e donin jashtëzakonisht shumë. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit