Loredana rrëfen për Mozzikun: Gjithmonë më ka thënë duhet me ma pru ti mu vajzën

Artistja Loredana Zefi ka deklaruar gjatë një bisede në podcast-in e Arbana Osmani se nuk është e vërtetë që nuk i lejon ish-partnerin, Mozzik, të takoje vajzën e tyre.
Ajo shtoi se ndoshta në fillim, pas ndarjes dhe gjatë periudhës së shtatzënisë, mund të ketë pasur keqkuptime ose emocione që e kanë bërë situatën të duket e tensionuar.
Pjesë nga biseda:
Jo, nuk është e vërtetë. Them ndoshta në fillim, kur kam qenë shtatzënë dhe ka lindur çika, në fillimet e para kur jemi ndarë, ma merr mendja që prej emocioneve i ka shkruar ndonjëherë “s’ke me taku çikën” ose ndonjë gjë. Por ajo ka qenë pjesa kur je aq keq sa ndonjëherë s’e di çka flet“

Lexo edheEdi Rama nis ditën me fjalimin ikonik në Bordin e Paqes
“Ditët e para ndoshta, por jo muajt e vitet e tjera siç e qet ai (Mozzik). Ai mundet me ardhë me pa çikën kur të dojë, e ka derën hapur gjithmonë, por nuk e ka parë si obligim me ardhë. Gjithmonë më ka thënë: ‘Duhet me ma pru ti mu’. Unë i thosha se kam obligim me ta pru. Unë i them çikës: ‘Thirre babin, fol me të në telefon ose thirre gjyshin edhe gjyshen’, por tash unë atë me zor s’mundem me e shti kur ai s’është i interesuar. Unë thjesht kam vendosur me mbyll gojën për shkak që unë e mendoj Hanën në fillim.
Nuk mundem me fol keq për të për shkak se e lëndoj çikën. Nuk dua tash njerëzit me kuptu kush është babi i saj i vërtetë, për shkak se e lëndoj Hanën. Kjo i ka 7 vjet dhe kur të rritet, mosha e bën të vetën. E kupton kjo dikur dhe ka me më bo pyetje. Gjithmonë jam munduar mos me tregu tamam si është situata, për mos me e lëndu.”















