back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLondra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Të ngjajshme

Helmimi i nxënësve në shkollën afër Pejës, reagon drejtori

Dhjetëra nxënës të shkollës fillore “7 Shtatori”, në Vitomiricë...

Dyshimet për helmim të nxënësve, shkolla “7 Shtatori” del me njoftim

Gjatë ditës së sotme, është raportuar se disa nxënës...

Osimhen e kalon Galatasarayn në epërsi ndaj Bodo/Glimt

Galatasaray ka kaluar në epërsi ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen...

Me kë do të bëjë AAK koalicion në Prishtinë, Ramën apo Çekun- flet Bekë Berisha

Deputeti i AAK-së dhe kandidati për kryetar të Prishtinës,...

Londra sanksionoi kontrabandues kosovarë me migrantë ilegalë, reagon Prokuroria Speciale

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit...

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar sot një dokument, përmes të cilit tregon se ka vendosur në “listë të zezë” një numër personash nga Kosova, për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre në migracion të parregullt, trafikim të personave dhe prodhim të dokumentacioneve të falsifikuara, përfshirë pasaporta e patentëshoferë.

Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar për vendosjen e sanksioneve në kuadër të Regjimit Global të Sanksioneve kundër Migracionit të Parregullt, që synon goditjen e rrjeteve të krimit të organizuar të imigracionit në Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim thuhet se rasti po trajtohet me prioritet nga Prokuroria Speciale, e cila do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet partnere.

“Prokuroria Speciale mbetet një aktore konstruktive dhe e besueshme në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe në promovimin e sigurisë dhe drejtësisë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz