back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLokja nga Dizhoni i Shkupit që nuk e gjen solidarizimin te njerëzit...

Lokja nga Dizhoni i Shkupit që nuk e gjen solidarizimin te njerëzit (Video)

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Mjerim, varfëri. Sikur të mos mjaftonte kjo edhe probleme shëndetësore të njëpasnjëshme. Këto janë hallet e Ajshe Ametit, nga lagjja Dizhon e Shkupit, të cilën e kanë mbuluar hallet e jetës. Dhoma e vetme me qira, në të cilën qëndron e vetëm me të birin, është e zymtë dhe nuk depërtojnë dot rrezet e diellit. Ata mbijetojnë me shumë vështirësi. Ditët janë të pafund, njofton tv Shenja.

“Vetëm 1000 denarë marrë ndihmë sociale, asgjë tjetër. Çfarë të bëjë tjetër. Nëse ka mundësi me më ndihmu dikush”, thotë Ajshe Ameti.

Madje, edhe dhomën ku po qëndrojnë momentalisht, së shpejti duhet ta lirojnë. Ato i tmerron fakti se së shpejti do të mbesin në rrugë pa strehë mbi kokë. Gjithçka që kërkon ajo është pak mëshirë për gjendjen e saj, një shtëpi të vogël sa për të vënë kulm mbi kokë.

“Nuk po kërkoj as për të ngrënë as për të pirë, por vetëm për një shtëpi se tani jam me qira. Pesë muaj që jemi këtu. E kam vetëm këtë dhomë. Vetëm fqinjët që na ndihmojnë. Njëri paguan qiranë, tjetri ushqimin, ato. Për momentin kam nevojë vetëm për nja dy dhoma nëse ka mundësi me na ndihmu dikush. Edhe njëzet ditë kemi me nejt këtu pastaj do të dal”, thotë Ameti.

Tryeza e tyre shumicën e kohës është e zbrazët. E moshuara, Ajshe Ameti shqetësohet se si do ta mbush atë gjatë periudhës së muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Tani vjen Ramazani. A të kërkojmë shtëpi apo Ramazanin ta mbajmë, çfarë të bëjmë”, qan hallin e saj, Ajshe Ameti.

Shpresat e saj se një ditë do mbarojnë hallet e saj të mbijetesës dhe varfërisë së skajshme t’i vijë fundi, pothuajse janë shuar. Megjithatë, ajo pak shpresë që i ka mbetur e nxit atë që me gjysmë zëri, të kërkojë ndihmë nga njerëzit human. Kërkon solidarizim nga njerëzit që kanë mundësi që të mos e lënë atë pastrehë mbi kokë. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz