back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeLokalet në Mitrovicë do të Mbyllen për Ermal Kamberajn

Lokalet në Mitrovicë do të Mbyllen për Ermal Kamberajn

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Shokët e zanatit të Ermal Kamberajt, të vrarit mbrëmë në Mitrovicë pritet të mbyllim lokalet në shenjë proteste.

Pas vrasjes së mbrëmshme të Ermal Kamberajt në Mitrovicë në lokalin që ai e menaxhonte, një nismë për kundërshtim të kësaj vrasjeje më mbyllje lokalesh ka ardhur në rrjete sociale nga kolegë të profsionit të Kamberit.

Lindrit Misini, pronari i ëmbëltores “Misini Sweets” ka bërë thirrje që lokalet në Mitrovicë të mbyllen në shenjë protestimi gjatë varrimit të të riut Ermal Kamberi.

“Të gjitha lokalet në qendër të Mitrovicës do të solidarizohemi me vdekjen e Ermalit. Na do t’i mbyllim lokalet nga ora 16 e 30 e deri në përfundim të vorrimit”, tha Misini për KALLXO.com.

Lindrit Misini vlerësoi lart të vrarin Kamberaj.

“Ermali edhe për ne, edhe për qytetin ka qenë shembull”, tha Misini.

Ermal Kamberaj vdiq mbrëmë në QKUK, pasi u qëllua në lokalin “Check In” të Mitrovicës, të cilin e menaxhonte.

Avni Zahiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës tha për KALLXO.com se ende nuk ka të arrestuar për vrasjen e Ermal Kamberajt, ndërsa konfirmoi se hetimet janë duke vazhduar.

“Viktima ka vdekur si pasojë e tre plumbave të marrë. Në lokal janë shkrepur vetëm tre plumba”, tha Zahiti.

KALLXO.com shkroi mbrëmë për të shtënat në Mitrovicë në momentin kur policia e konfirmoi vetëm plagosjen e Ermal Kamberajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz