back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLojtarët e Liverpoolit i nisin përgatitjet dhe jetën e vështirë pa Diogo...

Lojtarët e Liverpoolit i nisin përgatitjet dhe jetën e vështirë pa Diogo Jotan

Të ngjajshme

Pejani i zhdukur nga dhjetori i 2024-tës, motra e tij kërkon ndihmë për ta gjetur

Një shqiptar nga Kosova është raportuar i zhdukur, ndërsa...

Borxhi i qeverisë amerikane arrin në 37 trilionë dollarë

Ky zhvillim pritet të ndezë debat të ashpër politik...

U tha se u rrah nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Pas raportimeve se këngëtari Shpat Kasapi, është rrahur nga...

Pas BBVA, Rozana Radi qenka dobësuar kaq shumë

Pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi...

Liverpooli është rikthyer sot në përgatitjet për sezonin e ri pas vdekjes zemërthyese të Diogo Jotas.

Futbollistët “Reds” u rikthyen sot në “AXA Training Centre”, ndërsa shihej se ishin ende të prekur nga kjo tragjedi.

Ylli portugez, i cili e kishte veshur fanellën me numrin 20 në pesë sezonet e fundit, e kishte ndihmuar Liverpoolin që ta fitonte titullin në Premierligë vetëm tre muaj më parë, njoftojnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”.

Ai vdiq në një aksident tragjik me veturë më 3 korrik së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Rrugëtimi i tyre për t’u rikthyer në Angli u ndal në gjysmë pas përplasjes vdekjeprurëse në Spanjë.

Ekipi anglez kishte planifikuar t’i niste përgatitjet të premten e kaluar, por tragjedia bëri që të merrej një vendim kolektiv për shtyrjen e stërvitjeve.

Arne Slot, i cili do ta nisë sezonin e dytë në krye të Liverpoolit, kishte udhëtuar drejt qytetit Gondomar në Portugali me disa prej lojtarëve të ekipit të parë për të marrë pjesë në funeralin e ish-lojtarit të tij të shtunën paradite.

Këtë javë, grupi i parë i lojtarëve që u rikthye në Kirkby i përfshiu Mohamed Salah, Andy Robertson e Conor Bradley.

Lojtarët e Liverpoolit do të mundohen t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe ta marrin veten para sezonit të vështirë që i pret.

Ndeshja e parë e tyre parasezonale pritet të jetë ajo e së dielës së 13 korrikut kundër Perston North Ende, ndonëse nuk është marrë ende vendimi final nëse do të luhet ndeshja. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit