back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeLogot e komunave veriore me motive serbe në E-Komunat, MAPL del me...

Logot e komunave veriore me motive serbe në E-Komunat, MAPL del me sqarim zyrtar: Është procedurë administrative

Të ngjajshme

Muriqi startues ndaj Barcelonës, kërkon golin e radhës në La Liga

Barcelona do të jetë nikoqire e Mallorcas, në ndeshjen...

Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit, policia jep detaje!

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin...

BDI: Vazhdon anashkalimi i gjuhës shqipe në autostradën Shkup–Tetovë-Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon ta shpreh shqetësimin...

Drita e nis me fitore vitin 2026, fiton ndaj Ferizajit

Drita e ka nisur me fitore vitin 2026 në...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka sqaruar se paraqitja e logove të komunave në platformën digjitale E-Komunat lidhet ekskluzivisht me procese teknike dhe administrative, duke theksuar se nuk ka asnjë prapavijë politike apo institucionale në këtë çështje.

Sipas njoftimit zyrtar, në fazën e parë të funksionalizimit të platformës në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë prezantuar me simbolet dhe logot zyrtare që kanë qenë në fuqi në atë periudhë. Kjo ka përfshirë edhe katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, transmeton lajmi.net.

MAPL bën të ditur se këto komuna kanë miratuar logo të reja zyrtare gjatë vitit 2025. Për pasojë, aktualisht është duke u zhvilluar procesi i përditësimit të tyre në sistemin E-Komunat, në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).

Ministria thekson se përditësimi i simboleve është pjesë e mirëmbajtjes së rregullt të platformës dhe bëhet në përputhje me vendimet zyrtare të komunave dhe standardet institucionale në fuqi.

Në përfundim, MAPL rithekson përkushtimin për të ofruar shërbime digjitale të sakta, të përditësuara dhe transparente për qytetarët, duke siguruar që të dhënat në platformat shtetërore të reflektojnë gjendjen zyrtare të institucioneve lokale.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË SQARUESE
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton opinionin publik se gjatë fazës së parë të implementimit të platformës E-Komunat, e zhvilluar në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë qenë të dizajnuara dhe të paraqitura me simbolet dhe logot e tyre zyrtare, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Duke marrë parasysh faktin se këto katër komuna kanë ndryshuar dhe miratuar logot e reja zyrtare gjatë vitit 2025, MAPL, në koordinim të ngushtë me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), është aktualisht në proces të përditësimit të këtyre logove në platformën E-Komunat.
Për qëllim sqarimi, njoftojmë publikun se të gjitha logot zyrtare të komunave do të përditësohen dhe pasqyrohen në profilet përkatëse të secilës komunë, në përputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale.
MAPL mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve digjitale të sakta, të përditësuara dhe transparente për të gjithë qytetarët./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz