BallinaTeknologjiLogoja e re e Istagram

Logoja e re e Istagram

Një nga ikonat më të njohura të aplikacioneve të të gjitha kohërave s’është më, Instagram është duke bërë ndryshime të mëdha në logon e saj. Shërbimi i shpërndarjes së fotove, në pronësi të Facebook është përditësuar të mërkurën në aplikacionet iOS dhe Android Apps me një dizajn të ri dhe ikona me ngjyra. Aplikacione të tjera të Instagram-it – Layout, Hyperlapse dhe Boomerang – gjithashtu kanë ridizenjuar aspekte të ngjashme.

Layout, Hyperlapse dhe Boomerang kanë marrë të njëjtin trajtim, edhe pse këto aplikacione të reja – shumica e të cilave janë debutuar vjet – tashmë do të kenë dizajn shumë modern, raporton TechSot.Al.

Arsyeja për ndryshimin e madh, sipas kreut të projektimit të Instagram Ian Spalter, ishte për të sjellë dizajn më shumë në përputhje me estetikën e aplikacionit për përdoruesit . “Logoja dhe dizanji i Instagram kishte filluar të ndihej” shkruan ai në një postim në Medium.

Me dizajnin e ri, të dyja aplikacionet tani kanë një dizajn të pastër më të gjallë. Teksti tani është bardhë e zi dhe ikonat e njoftimeve kanë ndryshuar nga portokalli në të kuqe.

- Advertisement -