BallinaSportLoci cilëson Bashkimin favorit absolut për playoff

Loci cilëson Bashkimin favorit absolut për playoff

Të ngjajshme

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

KF Vjosa denoncon sjelljen e trajnerit Armend Dallku gjatë ndeshjes me Vushtrrinë

KF Vjosa ka denoncuar sjelljen e trajnerit të Vushtrrisë,...

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

Trajneri i KB Rahovecit, Bujar Loci, ja ka dhënë Bashkimit epitetin e favoritit absolut para takimeve gjysmëfinale të playoffit të IP Superligës së Kosovë në basketboll.

Tekniku pejan i cili ka marrë drejtimin e Rahovecit në janar gjatë një faze të rindërtimit të skuadrës vreshtare, arriti që të shkruajë historinë.

Loci arriti që Rahovecin ta çojë për herë të parë në histori në Final Four të Kupës dhe në playoff.

Ndonëse për të tashmë synimet janë përmbushur, në Rahovec duan t’i jetojnë shancat e tyre në playoff edhe pse trajneri tashmë ka cilësuar Bashkimin si favorit absolut.

“Pavarësisht rezultateve në vendet tjera nga klubet tjera, ne bëmë detyrën tonë dhe u dhamë tifozëve fitoren duke vulosur vendin e tretë dhe dua t’ia dedikoj këtë sukses atyre puntorëve më të mëdhenj në Kosovë që zgjohen herët, e kthehen vonë në shtëpi për të siguruar bukën e gojës dhe na përcjellin. Përjetësisht ju falënderoj”.

“Po, Bashkimi është kundërshtari jonë në playoff pasi vulosëm vendin e tretë. Së pari uroj klubin prizrenas për suksesin në Ligën Ballkanike duke u shpallur nënkampion. Ata janë favoritët absolut në playoff ndaj nesh, por kemi 5 fitore nga 6 ndeshjet e fundit dhe ne do të punojmë. Sigurisht se ata janë favoritë edhe për titull”.

“Ishte performancë e kompletuar nga ekipi ku u shfaq mentaliteti jonë i fitores. Rikthimi i Besnik Sharkut, kapitenit nga qyteti, dhe kthimi i Arianit janë lajme të mira dhe preferoj që të shikojmë ndeshje pas ndeshje dhe tash kemi testin e forcës ndaj kampionit Prishtinës në ndeshjen e fundit të sezonit para playoffit”, u shpreh Loci për faqen zyrtare të klubit.

Rahoveci ka pesë fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit në Superligë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz