back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeLOBUESI QË MORI GJYSMË MILIONI NGA PRESIDENCA TREGON SE KUSH KËRKOI QË...

LOBUESI QË MORI GJYSMË MILIONI NGA PRESIDENCA TREGON SE KUSH KËRKOI QË THAÇI TË TAKOHET ME TRUMP

Të ngjajshme

Mendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Mendimi për motin – 17.09.2025 Pas depërtimit të masave më...

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë...

Ndalimi i Mozikut nga autoritetet, Dogana e Kosovës jep detaje

Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur...

Andy Carroll ndërmerr veprim drastik pas debutimit të plotë me Dagenham and Redbridge

Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Liverpool iu bashkua skuadrës së...

Mbledhësi i fondeve për presidentin amerikan Donald Trump, Brian Ballard, ka lobuar personalisht te ai në emër të qeverisë së Kosovës gjatë prillit.

Ballard kishte folur shkurtimisht me Trump-in për marrëdhëniet me Kosovën dhe e kishte përmendur kërkesën e ambasadores së Kosovës, Vlora Çitaku, që Trump të takohej me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, sipas një dokumenti të Departamentit të Drejtësisë, shkruan Politico.

“Kjo ishte një pjesë e shkurtë e një bisede të shkurtë, por kërkesat për publikim kërkojnë nga ne që ta raportojmë këtë takim të shkurtë”, ka thënë Ballard në një intervistë.

Takimi kishte ndodhur më 20 prill, përderisa Trump po e kalonte javën në Mar-A-Lago.

Prezentë ishin edhe Johnny DeStefano,  top ndihmës i Trump-it, Johnny DeStefano, si dhe gjeneral-lejtnanti i pensionuar, Keith Kellog, i cili tani është këshilltar për siguri kombëtare i zëvendëspresidentit, Mike Pence.

Lobuesve që përfaqësojnë qeveri të huaja ose parti politike iu kërkohet me ligj që ta zbulojnë se për kë po lobojnë, për dallim nga ata që i përfaqësojnë interesat e brendshme.

Përderisa anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të administratës shfaqen rregullisht në raportime të tilla, është e pazakontë për një president që ta bëjë këtë. Por Ballard, i cili e kishte hapur një zyre në Uashington pas zgjedhjes së Trump-it, ka ndërtuar një reputacion si njëri nga pak lobuesit që gëzon një raport personal me presidentin.

Gazeta Insajderi ka shkruar në fillmim të këtij viti se si gjysmë milionë euro të buxhetit të Kosovës ishin planifikuar të shpenzohen për imazhin e presidentit Hashim Thaçi.

Presidenca ka përzgjedhur një kompani lobuese të udhëhequr nga Brian Ballard, i cili shquhet si një prej njerëzve më të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz