back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditLlapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë në barazh përmes penalltive

Llapi vazhdon në Superligë, mposht Vushtrrinë në barazh përmes penalltive

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze me rreze të gjatë, analisti serb thotë se s’ka kapacitete për ta sulmuar dikë

Serbia bleu raketa balistike supersonike nga Kina, konfirmoi presidenti...

Babai i Gjestit shihet jashtë Gjykatës ku po mbahet seanca ndaj artistit kosovar

Këngëtari nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin...

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Llapi do të luajë në Superligën e Kosovës edicionin e ardhshëm pasi arritën ta mposhtin Vushtrrinë në barazh me rezultat 4-1 pas ekzekutimit të penalltive.

Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste.

Rasti i parë për Vushtrrinë erdhi në minutën e 18-të, por goditja e tyre përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 31-të Vushtrria pati një mundësi të mirë të realizonte pas një kundërsulmi, por mbrojtja e Llapit bllokoi një goditje të rrezikshme që po shkonte në drejtim të Marijan Coric.

Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke krijuar disa raste të cilat shumë lehtë kanë mundur të përfundojnë në rrjetë.

Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Elvir Gashijani bëri një super goditje e cila u prit me shumë vështirësi nga portieri Arlis Shala.

Të besuarit e Tahir Batatinës patën një tjetër rast të mirë shënimi në minutën e 68-të, kur pas ekzekutimit të një rivënie këndore, shtylla ishte aleat i Vushtrrisë.

Vushtrria doli në rast sërish në minutën e 69-të, por pas krosimit të Maxhunit, Hajdari nga afërsia nuk goditi siç duhet.

As 30 minuta vazhdime nuk prodhuan një fitues nga kjo sfidë dhe kështu u desh ekzekutimi i penalltive.

Në penallti më të saktë ishin llapjanët të cilët realizuan nga të gjitha tentimet duke fituar me rezultat 4-1./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz