Llapi – Drenica, ndeshja që vlen për Evropë e mbijetesë
BILLI

Lexo edheReagon Drenica, ankohet për referim në dy ndeshjet e zhvilluara

Tahir Batatina e Gani Sejdiu do të përballen të dielën nga ora 16:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton GazetaBlic Sport.
Pas humbjes turpëruese nga Prishtina, Drenica është këndellur shpejtë dhe ka barazuar me Ballkanin në Superligë, duke e rikthyer sado pak shpresën e “humbur”.
Ndërkohë, Llapi fitoi bindshëm në rikthimin e futbollit në Kosovë – pasi “shkatërroi” Dukagjinin me rezultatin e thellë 4:1.
Llapi ndodhet në pozitën e gjashtë me 37 pikë, kurse Drenica një vend më poshtë me 31 pikë.

Lexo edheReagon Drenica, ankohet për referim në dy ndeshjet e zhvilluara
Ky duel vlen shumë për dyja skuadrat – pasi për Llapin fitorja do ta “fluturonte” në tabelë – kurse për Drenicën rezultati pozitiv do të thoshte çlirim dhe frymarrje – pasi ndodhet shumë afër zonës së kuqe.
Më poshtë gjeni renditjen tabelare të Superligës së Kosovës: