Zgjedhjet komunale të 22 tetorit ia kanë humbur PDK-së shumicën formale në Kuvendin Komunal. PDK nga 21 këshilltarë që i kishte në mandatin e kaluar, tashmë i ka vetëm 14 këshilltarë.
Opozita në Drenas po punon që në seancën e parë të asamblesë së re ta propozojë një asamblist nga opozita për kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit.
Opozita ka 17 asambleist, kurse PDK-ja ka 14. PDK-së i duhen vetëm edhe dy asamblist nga partitë e tjera për ta pasur shumicën e thjeshtë.
Ramiz Lladrovci mund ta ketë fatin e Shpend Ahmetit që në manditin e kaluar si kryetar i Prishtinës kishte shumë vështirësi në qeverisje, ngase nuk e kishte shumicën e votave në asamble komunale.
Sot KQZ-ja ka certifikuar rezultatet dhe brenda 15 ditëve do të mësohet për pasardhësin e Naim Bazajt në KK-në e Drenasit./Drenicapress.info/