BallinaRegjionaleDrenasLladrovci viziton QKMF-në, shikon nga afër masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen...

Lladrovci viziton QKMF-në, shikon nga afër masat që janë ndërmarrë për mbrojtjen nga koronavirusi

Të ngjajshme

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqedonci: Hap historik për sigurinë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar...

Arrestohet një 23 vjeçar në Skenderaj, iu gjet në makinë marihuanë

Policia e Kosovës në Skenderaj, sot rreth orës 18:30...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arsim Haxhiu, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr Hafir Shala”, për të parë gjendjen nga afër lidhur me masat që janë ndërmarrë për mbrojtje nga virusi COVID-19.

Kryetari Lladrovci bisedoi me stafin mjekësor të QKMF-së ku u njoftua me përgatitjet që janë bërë, edhe pse ende nuk është verifikuar asnjë rast të infektuar me virusin COVID. Stafi mjekësor i qendrës është i pajisur me maska, dezinfektues dhe të gjitha masat mbrojtëse, në mënyrë që të ofrojnë shërbime profesionale, dhe të sigurta për qytetarët.

Lladrovci i ka inkurajuar që në këtë situatë të jenë sa me vigjilent, dhe të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHP).

Ndryshe, Shtabi Emergjent i udhëhequr nga Kryetari Lladrovci është duke monitoruar në çdo moment gjendjen për të siguruar që masat preventive po zbatohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz