BallinaRegjionaleDrenasLladrovci viziton Gjimnazin e Drenasit

Lladrovci viziton Gjimnazin e Drenasit

Të ngjajshme

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e...

Mustafa: VV-ja nuk ka interesim për me dalë nga kriza

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin e tij, ka vizituar Shkollën e Mesme të Lartë – Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Drenas, me ç’rast është pritur nga Drejtori i Shkollës, Valdet Istogu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Drejtori Istogu e njoftoi Kryetarin Lladrovci rreth projekteve të shkollës të përfunduara dhe atyre që janë në proces, korrikulës, buxhetit të shkollës (renovimeve, shpenzimeve të rrymes, ujit etj), bibliotekës (renovimit dhe furnizimit me libra), donacioneve etj.

Gjithashtu u diskutua edhe rreth përgatitjes sa më të mirë të vizitës së Zëvendës Presidentit të Parlamentit Evropian, të delegacionit nga Gjermania, si dhe një delegacioni nga Finlanda.

Kryetari Lladrovci pohoi se qëllimi i vizitës në institucionet shkollore është ngritja e cilësisë në arsim dhe plotësimi i të gjitha kushteve për nxënës dhe mësimdhënës në Komunën e Drenasit. /Drenica Press/

Image may contain: 6 people, screen and indoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz