BallinaRegjionaleDrenasLladrovci të aderuarve nga VV: Ju nuk jeni ata që gjuani Parlamentin...

Lladrovci të aderuarve nga VV: Ju nuk jeni ata që gjuani Parlamentin me raketahedhës [video]

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Ramiz Lladrovci, ish-ambasador në Shqipëri e tash kandidat për kryetar të Drenasit, gjatë një aktiviteti në aderimin, sipas tij, të aktivistëve të Vetëvendosjes në PDK.

Lladrovci pasi i falënderoi për aderimin, u foli të aderuarve për Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e tyre, transmeton Koha.net.

“Ju edhe pse keni qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, për një kohë të gjatë të gjithë djemtë e vajzat e tyre i kemi quajt ‘patriotë’, sepse në fillim kanë pasur një vizion e një kuptim, por gjatë kohës në vazhdim ju keni qenë ata të parët qe e keni kuptuar se vizioni e qëllimi kanë ndryshuar”, ka folur Lladrovci, që në krah kishte deputetët Shaip Muja e Ganimete Musliu.

Pretendenti për të marrë drejtimin e Drenasit, që më parë ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, duke u folur të aderuarve, ka përmendur rastet, që sipas tij, përkojnë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ju nuk jeni ata që dilni në rrugë e spërkatni vëllezërit edhe motrat e juaja me ngjyrë të kuqe, nuk jeni ata që gjuani gaz lotsjellës në Parlamentin tonë që me gjak e me djersë e kemi bërë dhe nuk jeni ata që në fund të fundit e gjuani Parlamentin tonë me raketahedhës”, ka shtuar Lladrovci./Koha.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz