BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takon mësimdhënësit e Komoranit (foto)

Lladrovci takon mësimdhënësit e Komoranit (foto)

Të ngjajshme

Hoxhaj për tragjedinë në Austri: Kosova u trondit nga humbja e 3 bashkatdhetarëve

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti Enver Hoxhaj, ka...

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në kuadër të fushatës parazgjedhore ka takuar mësimdhënësit e Komoranit, me të cilët ka biseduar për kërkesat dhe brengat me të cilët përballen ata në punën e tyre.

“Gjatë mesditës së djeshme takova mësimdhënësit e Komoranit me të cilët u konsultova lidhur me kërkesat dhe brengat e tyre me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit. Bashkërisht diskutuam edhe për nevojat infrastrukturore si kabinetet, laboratorët, sallat sportive dhe pajisjet përcjellëse”, ka thënë Lladrovci.

Gjatë këtij takimi Lladrovci ka mbetur i impresionuar me punën e tyre, të cilëve u ka premtuar mbështetje në të ardhmen.

“Mbeta i impresionuar me punën dhe përkushtimin e mësimdhënësve që kuadrot e reja të dalin sa më mirë nga niveli fillor dhe i mesëm. Si qytetarë të Drenasit, duhet të angazhohemi më shumë që puna e mësimdhënësve të lehtësohet dhe gjeneratave të reja t’u krijohen kushte sa më të mira”, ka shtuar Lladrovci./Drenicapress.info/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz