back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takoi komandantin rajonal të KFOR-it, Francesco Randacio

Lladrovci takoi komandantin rajonal të KFOR-it, Francesco Randacio

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim komandantin e detashmentit rajonal të KFOR-it, Francesco Ranadacio, ku kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Drenasit dhe çështje të tjera. Komandanti Randacio ka vlerësuar lartë gjendjen e sigurisë në Drenas, sidomos procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 4 dhjetorit në vitin e kaluar dhe në 18 dhjetorin e balotazhit.

Në këtë takim fillimisht kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, e njoftoi Francesco Randacio për gjendjen e qetë dhe stabile të sigurisë në Komunën e Drenasit. Llardovci po ashtu njoftoi edhe për gjendjen ekonomike të Komunës, duke theksuar se Drenasi vazhdon të mbetet njëra ndër komunat me të pazhvilluara ekonomikisht dhe se ka shumë familje që nuk kanë asnjë anëtar të punësuar.

“Drenasi është një nder komunat me të pazhvilluara dhe të varfëra dhe kjo ka ardhur si vazhdimësi që nga pas lufta e dytë botërore deri në vitin 2008, ku thuajse nuk ka pasur aspaj investime. Drenasi ka pasur një rrugë kryesore, nga Komorani deri në Skenderaj dhe rrugën deri të ndërmarrja e Ferronikelit. Drenasi ka dalur nga lufta e fundit mbi 70 për qind i shkatërruar dhe këto kanë qenë nder pasojat e mos zhvillimit të këtij vendi. Kemi një numër të madh te të papunëve, mirëpo do të punojmë që në Drenas të ketë zhvillim ekonomik, pasi që, fatmirësisht kjo komunë është ne qendër të Kosovës, dhe ka resurset e mjaftueshme për zhvillim dhe krijimin e vendeve të punës”, ka thënë kryetari Lladrovci dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit do të vazhdoj të bashkëpunojë ngusht me gjithë akterët e sigurisë në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, Randacio e uroi kryetarin Lladrovci për marrjen e detyres si kryetar Komune dhe siguroi se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz