back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci takohet me “Miss Universe Kosova 2018”, Rreze Dautaj |Foto

Lladrovci takohet me “Miss Universe Kosova 2018”, Rreze Dautaj |Foto

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryetari Lladrovci priti në takim “Miss Univese Kosova 2018”, Rreze Dautaj

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim bukuroshen nga Drenasi, Rreze Dautaj e cila rrëmbeu titullin e “Miss Universe Kosova 2018” në konkursin e bukurisë të mbajtur para disa ditësh në Kosovë.

Kryetari Lladrovci ka përgëzuar bashkëvendësen për marrjen e këtij çmimi dhe ka thënë se Rrezja përfaqëson tërë bukurin magjike të vajzave tona.

Me poshtë gjeni postimin e kryetari Lladrovci në rrjetin social:

Sot, me kënaqësi kam pritur në takim, fituesen e garës në Kosovë për Miss World, Rreze Dautaj, vajza jonë nga komuna e Drenasit, e cila përfaqëson tërë bukurinë magjike të vajzave tona.

Presim që në Kinë, Rrezja të përfaqësoj sa më denjësisht bukurinë, në mesin e bukurosheve të botës. Edhe pse Rrezja me prindërit shqiptar, është e rritur në Suedi, kurrë nuk e harroi Kosovën dhe është krenare se është shqiptare nga Drenica.

Në emër të qytetarëve të Drenasit, ia dhashë mirënjohjen e cila shpreh respektin tonë për të, prezantimin e saj kudo që punon dhe angazhohet si vajzë krenare e Drenicës.

Krenar me Ty Rreze. Suksese!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz