back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci priti në takim ish-zv kryeministrin Hajredin Kuҫi

Lladrovci priti në takim ish-zv kryeministrin Hajredin Kuҫi

Të ngjajshme

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...
- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën ka pritur në takim, ish-zv.kryeministrin Hajredin Kuҫi, njëherësh profesor në UP “Hasan Prishtina” i cili ishte i shoqëruar edhe nga prof.Dr.Osman Ismaili dh​e prof.Dr. Bedri Peci.

Profesorët Hajredin Kuҫi, Osman Ismaili dhe Bedri Peci, kanë uruar kryetarin Lladrovci për rizgjedhjen për mandatin e plotë dhe kanë thënë se janë të gatshëm t’i ofrojnë këshilla dhe bashkëpunim profesional.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar mysafirët për vizitën dhe ka deklaruar se mirëpret gatishmërinë për të bashkëpunuar me interes për qytetarët dhe institucionin që ai drejton. Ai ka vënë në pah prioritetet dhe pritshmëritë e qytetarëve për ngritjen e cilësisë së jetës së tyre, nëpërmjet investimeve, subvencioneve dhe donacioneve duke e bërë Drenasin tërheqës për investime. Po ashtu edhe me përgatitjen e planeve të biznesit për investime dhe partneritetet publike-private, ku ekspertiza e mysafirëve është tejet e çmuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz