BallinaRegjionaleDrenasLladrovci përplaset me këshilltarin e ministrit: Molla bjen ner mollë

Lladrovci përplaset me këshilltarin e ministrit: Molla bjen ner mollë

Të ngjajshme

Pas thënies së famshme “Forca e bënë fuqinë”, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dalë me një version tjetër të një thënie popullore. Shprehjen “dardha bie nën dardhë” Lladrovci e ka shndërruar në një thënie tjetër “molla bjen ner mollë”.

Këto përplasje mes Lladrovcit dhe Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit Bajram Hasani, kanë ndodhur përshkak të miratimit të BERZH-it, për dhënien e 15 milionë eurove, për Parkun e Biznesit në Drenas.

Pas marrjes së këtij lajmi, Lladrovci, e kishte hedhur në rrjetin social facebook, duke e quajtur si lajm shumë të madh për Komunën e Drenasit.

E me të parë, këtë postim, ka reaguar Arian Krasniqi, këshilltari i ministrit Bajram Hasani.

Ai kishte shkruar në rrjetin social facebook, se meritat për ndarjen e këtij fondi nga BERZH, duhet t’i atribuohet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e jo Komunës së Drenasit.

Në postimin e Krasniqit, ka filluar që të komentojë i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci, i kishte thënë se nuk e ka për qëllim që të marr merita, e as nuk e ka bërë një gjë të tillë, por që e ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët e Drenasit.

Komentet ndërmjet tyre kishin filluar që të acaroheshin, derisa Lladrovci, i drejtohet Krasniqit, me fjalët: nuk po merr vesh nga fjala.

Të gjitha këto komente janë fshirë nga të dy këta.

  

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz