back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLladrovci përkrah Hamzën: Keqbërës me libreza të partisë, mos e pengoni rritjen...

Lladrovci përkrah Hamzën: Keqbërës me libreza të partisë, mos e pengoni rritjen e PDK-së

Të ngjajshme

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili para pak ditësh u kthye në Partinë Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza nuk dihet se në drejtim të kujt, por duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarë të kësaj partie.

Lladrovci ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”, raporton lajmi.net

“Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste”, ka shkruar ai në Facebook.

“Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar””, vijon deklarimi i tij.

Në anën tjetër, ai i ka dal në përkrahje kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, duke thënë se emërimi i tij është më se i qëlluar dhe se nuk është vetëm.

Postimi i plotë:

Bedri Hamza nuk është vetëm!

Në takimet e ditëve të fundit me personalitetet me vlera të dëshmuara, komunikimin me miqtë dhe në veçanti opinionet e brendshme që po e dominojnë PDK-në, emërimi i Bedri Hamzës del të jetë më se i qëlluar.

Pres lidershipi i z. Hamza ta ketë ndikimin e fuqishëm në frymën e fitores, duke filluar nga selia e partisë, fryma përbashkuese me subjektet e mundshme partnere dhe evitimi i përgjegjësive të fushatës për humbësit serik.

Një gjë është e sigurt, Bedri Hamza nuk është vetëm!

Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste.

Kah po shkon PDK-ja?

Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar”.

Bedriu është lider i duhur dhe pres ta përkrahin qytetarët pa dallim. Keqbërësit me libreza partie do të bënin mirë të heshtin dhe të mos e pengojnë rriten e PDK-së, ndryshe, dëmi është te dera.

Askush nuk ka të drejtë ta dëmtojë partinë e themeluar nga heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Në këto rrethana, gjuha e vetme në përdorim do të duhej të jetë gjuha e kampionit!/Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz