back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci për Veselin: Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë

Lladrovci për Veselin: Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë

Të ngjajshme

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse

Zyrtarë ukrainas thanë se të paktën tre persona u...

Sulmohet fizikisht në një pikë karburanti avokati i Ilir Metës, pëfundon në spital

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi...

PSG synon të rinovojë kontratën e Luis Enriques deri në 2030

Paris Saint-Germain po kërkon të rinovojë kontratën e trajnerit...

Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka përkrahur ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, pas mbajtjes së seancës dëgjimore të Gjykatës Speciale në Hagë.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook, tha se edhe vdekjen e ka pritur, por jo këtë ditë.

“Vdekjen e kam prit, por jo këtë ditë. Vdekjen po, e kemi pritur shumë herë, por kurrë turpërimin, vdekjen po, kurrë tërheqjen nga rruga e drejtë, vdekjen po, kurrë heqje dorë nga çlirimi prej okupatorit shekullor.

Sot, ashtu si dje, ishte trishtim të dëgjoheshin të vërtetat e rrotulluara për ndërmarrjen më krenare, më të ndritur e më të suksesshme që nga Skënderbeu e këndej. Kjo ndërmarrje e ndritur, ka tri shkronja, UÇK”, ka shkruar Lladrovci.

Ai i ka thënë këto fjalë për mikun e tij, Kadri Veselin i cili thotë se është themel i UÇK-së. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz