Lladrovci për drejtuesit e PDK-së: S’kam nevojë me fol me askënd prej tyre
dp

Lexo edheZjarret/ Reshjet e shiut neutralizojnë flakët në Parkun Kombëtar të Prespës, edhe në Vlorë situata paraqitet e qetë

Në një deklaratë për Tëvë1 të hënën, kryetari aktual i Drenasit tha se “nuk ka nevojë” të flasë me drejtuesit e partisë, të cilët të dielën vendosën për nominimin e Petrit Hajdarit si kandidat të PDK-së në garën elektorale në Drenas.
“Unë nuk kam folur me kërkond dhe s’kam asnjë nevojë me fol me askënd”, tha Lladrovci.
I pyetur nëse do të rikandidojë edhe për një mandat për kreun e komunës, Lladrovci tha se këtë çështje e ka bërë të ditur në një reagim në rrjetet sociale.

Lexo edheZjarret/ Reshjet e shiut neutralizojnë flakët në Parkun Kombëtar të Prespës, edhe në Vlorë situata paraqitet e qetë
“Besoj që janë të mjaftueshme ato që i keni parë në rrjetet sociale dhe ta kuptoni [a do të rikandidojë, v.j]”, tha ai.
Menjëherë pas mohimit të kandidaturës së tij për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës të dielën, Lladrovci paralajmëroi shpalljen e kandidaturës si i pavarur. Në postim, ai shkroi: “Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”.