back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeLladrovci: PDK do të bëhej më e fortë me Sylejman Selimin, Fatmir...

Lladrovci: PDK do të bëhej më e fortë me Sylejman Selimin, Fatmir Limajn…

Të ngjajshme

Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën (VIDEO)

Një dron për Benitën ka arritur në shtëpinë më...

Sami Lushtaku e merr vendimin e parë, e gëzon Fadil Nurën!

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Sami Lushtaku e emëron Fadil Nurën nënkryetar të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka marr vendimin...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës duhet të hapet ndaj personaliteteve të respektuara të cilat aktualisht nuk janë të përfshira në politikë aktive, në mënyrë që të forcohet para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në një postim në facebook, Lladrovci theksoi se Kosova ka nevojë për ndryshim të menjëhershëm të kursit politik dhe për një kthesë të fortë që PDK-ja mund ta arrijë vetëm duke u zgjeruar me figura me autoritet shoqëror e profesional, shkruan IndeksOnline.

Ai përmendi disa emra të njohur, duke theksuar se prezenca e tyre do ta fuqizonte ndjeshëm partinë: Sylejman Selimi, Fatmir Limaj, Rrustem Mustafa, Atifete Jahjaga, Buna Mustafa, Kolë Berisha, si dhe vajzat e Profesor Anton Çettës, Agata dhe Donika Çetta.

“Skena politike ka nevojë për kompetencë, përkushtim dhe besim, me burime njerëzore për shtet dhe përfaqësim të duhur. Për kureshtje, nëse e shohim përbërjen e degës së PDK-së në Prishtinë para dy dekadave kishte dhjetëra profesorë e doktor shkencash, të cilët sot i mungojnë PDK-së dhe Parlamentit”, ka shkruar Lladrovci./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz