back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: I paharruar kujtimi për të rënët për lirinë dhe Pavarësinë e...

Lladrovci: I paharruar kujtimi për të rënët për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Lituania shpall gjendje emergjente, në hall nga balonat bjelloruse

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, njoftoi të premten se...

Parashikimi i motit për të shtunën

Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët,...

Lituania shpall gjendje emergjente, në hall nga balonat bjelloruse

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, njoftoi të premten se...

Lituania shpall gjendje emergjente, në hall nga balonat bjelloruse

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, njoftoi të premten se...

Nëntë vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar me shumë aktivitete në Komunën e Drenasit. Fillimisht, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij ka bërë homazhe në Kompleksin e Jasharajve në Prekaz, të varrezat e dëshmorëve në Polac, Likoshan dhe Gllanasellë, ku ka vënë kurora lulesh pranë varrezave të tyre.

Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve, është mbajtur seanca solemne, ku merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, këshilltarët e Kuvendit të Komunës, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën dega në Drenas, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Drenas, Elmi Thaqi nga Aleanca Kosova e Re dega në Drenas, Valon Bequku, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Driton Morina, komandant i Stacionit Policor në Drenas, Alban Sopi përfaqësues nga Komuniteti Katolik në Llapushnik, familjar të dëshmorëve, përfaqësues të KFOR-it dhe mediat lokale.

Mbledhjen solemne e ka kryesuar, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Naimz Bazaj i cili i ka uruar të gjithë qytetarëve të Drenasit festën e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa fjalën i ka kaluar kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci.

Kryetari i Drenasit në fjalimin e tij para të pranishmëve ka uruar të gjithë qytetarët për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke përkujtuar të kaluarën heroike, luftën e lavdishme të UÇK-së, dëshmorët dhe invalidët e luftës. Lladrovci ka theksuar se i paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni fjalimin e plotë të kryetarit të Drenasit

“Republika e Kosovës sot shënon 9-vjetorin e pavarësisë. Shënimi i kësaj date historike është një moment i veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti për Drenicën dhe Drenasin e sakrificës, angazhimit dhe fitoreve ndër shekuj.Në këtë ditë, në veçanti i kujtojmë me nderim dëshmorët tanë, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, që kontributi i tyre u bë dritë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, të lirë e të pavarur.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në luftën e saj titanike nuk ishte e vetme, me vete e kishte një komb të tërë por edhe aleatët strategjikë, në rend të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-n. Sot, Republika e Kosovës është e njohur nga 113 vende të botës dhe për këtë ne jemi krenar ngase jemi rreshtuar në anën e botës demokratike dhe kemi marrë njohjen e tyre. Në këtë datë më të rëndësishme në historinë e Kosovës, kujtojmë sakrificën e brezave që për më shumë se një shekull punuan, vepruan, sakrifikuan dhe luftuan për realizimin e këtij qëllimi. Ne u jemi mirënjohës përgjithmonë miqve dhe aleatëve tanë dhe të gjithë atyre burrave dhe grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga komandanti i saj legjendar Adem Jashari, të cilët sakrifikuan jetët e tyre për lirinë dhe pavarësinë e  Kosovës. Të nderuar qytetarë të Drenasit, Republika e Kosovës, në veçanti Drenica dhe Drenasi, ka bërë hapa të rëndësishëm në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Drenasit, duke u zotuar edhe sot, se do të kemi ende shkolla e arsim më të mirë, duke u përkushtuar për shëndetësi dhe kujdes më të mirë shëndetësor, do të bëjmë të pamundurën që edhe Drenasi ta ketë të plotë infrastrukturën rrugore, ujin e pijes dhe nevojat tjera emergjente që jetën e qytetarit të komunës tonë e bëjnë me dinjitet dhe të begatë. 18 vjet liri dhe 9 vjet shtet, nuk janë shumë për historinë e një populli. Megjithatë, brenda kësaj kohe ne kemi bërë shumë. Ndërkohë, Kosovën dhe Drenasin e presin shumë punë për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ju falënderoj dhe uroj Juve këtu, familjet Tuaja dhe gjithë qytetarët e Drenasit me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë.
I paharruar është kujtimi për të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për çdo qytetar që me kontributin e tij i dha hov çlirimit tonë dhe zhvillimit të komunës dhe Republikës së Kosovës. I paharrueshëm do të jetë kontributi i aleatëve tanë gjatë luftës tonë çlirimtare që kontribuan dhe kontribuojnë që liria dhe pavarësia jonë të marrë pranim ndërkombëtar”. Pas seancës solemne, kryetari Lladrovci ka pritur në zyre përfaqësusit e subjekteve politike në Drenas, familjar të dëshmorëve, organet e rendit dhe të sigurisë publike. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz