Kryetari Lladrovci viziton shkollat e Drenasit uron fillim vitin e ri shkollor.Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Halil Bajraktari” në Drenasin II, Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ali Gashi” në Drenasin III dhe dy shkollat e mesme të qytetit, gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe Shkollën e Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci”, ku ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve fillimin e vitit të ri shkollor.
Me këtë rast kryetari Lladrovci ka uruar gjithë nxënësit e Komunës së Drenasit duke thënë se me mësimet që i bëjnë do të zbardhin sakrificën e Drenasit dhe gjithë Kosovës. “Vetëm përmes mësimit cilësor, ju arrini të konkurroni me bashkëmoshatarët tuaj nga Bashkimi Evropian dhe të zhvilloni vendin. Kosova ka nevojë për kuadro të reja profesionale.
Komuna në vazhdimësi është e angazhuar në ngritjen e cilësisë në arsim, në përmirësimin e kushteve në objekte shkollore, në përzgjedhjen e kuadrove profesionale, ndaj nga ju nxënës presim rezultate të mira në procesin edukativo-arsimorë në mësimdhënie e mësimnxënie”, ka thënë kryetari Lladrovci