back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeLladrovci: Nga Abdixhiku nuk kam pritur e as pres të bëhet çka...

Lladrovci: Nga Abdixhiku nuk kam pritur e as pres të bëhet çka nuk është – ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?

Të ngjajshme

Rreth 9,000 sulme izraelite ndaj Iranit dhe Hezbollahut deri më tani, thotë IDF

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim...

Arsenali nis negociatat për vazhdimin e kontratave për dy yjet e skuadrës

Arsenali ka nisur negociatat për rinovimin e kontratave me...

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Kryetari i Komuna e Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për situatën politike në Kosova, duke theksuar nevojën për përgjegjësi nga politikanët dhe reflektim mbi rolin e opozitës dhe qytetarëve.

Në një postim publik, Lladrovci ka pyetur se “Ku është konstanta e Republikës?” dhe ka kritikuar politikanët që, sipas tij, luajnë “futboll jashtë fushe” dhe nuk reflektojnë mbi mesazhin e qytetarëve dhe nevojat e vendit, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se debatet pas Dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit janë një rast i mirë për identifikimin e profesionistëve, duke shtuar se “ata juristë që dështojnë për ta vlerësuar këtë Dekret, do të duhej të heshtin për çështjet e ngjashme në të ardhmen.”

Lladrovci ka bërë thirrje për bashkim të idealistëve dhe qytetarëve që e kanë shërbyer Kosovën dhe për të vepruar për të mirën e vendit, duke shtuar: “Ku janë qytetarët që hëngrën dhe hanë bukën me shtatë kore për t’i qëndruar besnik atdhetarizmit, kauzës për Kosovën e zhvilluar, demokratike e vlera euro-atlantike?”

Në fund, ai ka rikthyer vëmendjen te partia e tij, duke pyetur: “Ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?”

Postimi i plotë: 

Ku është konstanta e Republikës?
Ka politikanë zhurmues të cilët e disponojnë “vulën” e sovranit dhe “bekimin e baballarëve”, por, luajnë futboll jashtë fushe, bile, kungullin e ofrojnë për pjepër. Kësaj a duhet dhënë fund…A kemi opozitë, apo, cili është misioni i opozitës?
Nga Abdixhiku nuk kam pritur e as pres të bëhet çka nuk është, lidhur me situatën politike dhe drejtimin që ka marrë shteti. Hallin e kam te bashkë partiakët dhe idealistët që kanë qenë të pranishëm në orën e historisë dhe e kanë dhënë provimin.
Rast i mirë për identifikimin e profesionistëve, është debati pas Dekretit të Presidentes për shpërndarjen e Kuvendit. Ata juristë që dështojnë për ta vlerësuar këtë Dekret, do të duhej të heshtin për çështjet e ngjashme në të ardhmen. Dështuan për ta interpretuar një dekret.
Ashtu sikur dështakët në vlerësimin e Dekretit, sepse kemi dy palë, pala pro dhe pala kundër, edhe politikanët që dështojnë ta lexojnë drejt mesazhin e qytetarit, nevojat dhe rrugën që ka marrë Kosova, do të duhej të hiqnin dorë nga ky “sport”.
Pyetja ime është pse nuk janë bashkë idealistët, të cilët e deshtën më shumë Kosovën se jetën e tyre. Ku janë qytetarët që hëngrën dhe hanë bukën me shtatë kore për t’i qëndruar besnik atdhetarizmit, kauzës për Kosovën e zhvilluar, demokratike e vlera euro-atlantike. Ku janë qytetarët dhe në veçanti dora e intelektualëve për ta bërë dallimin e fjalës nga vepra?
Pyetje krejt legjitime, në këtë mjegullnajë, ku është partia ime e cila ishte dhe është konstanta e Republikës?/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz