Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovi ka kryer obligimin e tij qytetar qysh në orët e hershme të mëngjesit.
Ai në qendrën e votimit ka shkuar me familjarët e tij, shkruan Indeksonline.
Një detajë që është vërejtur gjatë paraqitjes së tij, ka qenë se ai vazhdimisht ka mbajtur dorën e së ëmës.
Për dallim nga kandidatët tjerë, Lladrovci ka zgjedhur që për në këtë proces zgjedhor të shoqërohet krahas bashkëshortes dhe së ëmës.
Video në fjalë deri më tani ka arritur të ketë shikueshmërinë më të lartë tek lexuesit e Indeksonline.
Ndonëse video deri më tani është shikuar më shumë se 116 mijë herë, ajo edhe më tej vazhdon të ketë klikime.
Numër më të vogël klikimesh kanë pasur Kadri Veseli- 16 mijë klikime, Hashim Thaçi- 64 mijë klikime, Albin Kurti- 30 mijë klikime./Indeksonline/
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1395712597193083/


