Lladrovci konfirmon përkrahjen e Azem Sylës: Disa i bashkon puna dhe rruga e nderit, disa të tjerë lakmia, xhelozia e hakmarrja Ask ChatGPT
dp

Lexo edheEURO FLY – Zgjedhja e vetme për pushime perfekte në rajon

Pasi PDK nuk e rikandidoi për mandatin e ardhshëm, Lladrovci vendosi të krijojë një iniciativë të re për të vazhduar angazhimin politik. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehu mirënjohje për Sylën, duke bërë dallimin mes bashkëpunimeve të ndërtuara mbi vlera dhe atyre të motivuara nga interesa personale, transmeton lajmi.net
“Disa i bashkon e kaluara dhe historia, puna dhe rruga e nderit, e disa i bashkon lakmia, xhelozia, hakmarrja dhe padija! Faleminderit Azem Syla!”, ka shkruar Lladrovci.

Lexo edheEURO FLY – Zgjedhja e vetme për pushime perfekte në rajon
Kjo deklaratë vjen në një moment kur skena politike në Drenas po përjeton ndarje dhe ristrukturime, pas vendimit të PDK-së për të mos e rikandiduar Lladrovcin për kryetar komune.
Me përkrahjen e Azem Sylës, Lladrovci synon të ruajë mbështetjen e një pjese të elektoratit tradicional të PDK-së në Drenas, ndërkohë që PDK tashmë ka zyrtarizuar Petrit Hajdarin për zgjedhjet e tetorit./lajmi.net/