back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Komuna e Drenasit pengon dëmtimin e buxhetit të shtetit për 4...

Lladrovci: Komuna e Drenasit pengon dëmtimin e buxhetit të shtetit për 4 milionë euro

Të ngjajshme

Nënkryetar komune apo deputet, flet Kujtim Gashi

Kujtim Gashi ka fituar votat e nevojshme për të...

Sulmohet nga qentë endacakë një vajzë nga Prishtina

Një ngjarje shqetësuese është shënuar sot në Prishtinë, ku...

Trajneri i Liverpoolit: Qëkur erdha këtu, kemi arritur ta blejmë vetëm një yll

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, e ka bërë bilancin...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se nëpërmjet instancave ligjore ka penguar dëmtimin e buxhetit të shtetit për 4 milion euro.

Lladrovci në rrjetin social ka shkruar se vlerësimi si komuna më e mirë, i bën edhe më shumë përgjegjës e më të përkushtuar.

Ja postimi i plotë i Lladrovcit:

Ligjshmëria dhe llogaridhënia, kanë qenë dhe mbeten dy nga parimet e mia, mbi bazën e të cilave unë jam zotuar se do ta udhëheqë Komunën e Drenasit.

Pikërisht këto parime dhe falë punës dhe përkushtimit të stafit të Komunës, është bërë e mundur që të jemi kampion për përformancë në Kosovë.

Ky vlerësim na bën edhe më shumë përgjegjës e më të përkushtuar.

Kujdesi për paranë publike është po ashtu nga përkushtimet e mia, mbi këtë bazë, i kam kërkuar Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë të Komunës së Drenasit, me Aktvendimin nr. 07-463/05-39354, dhe pas kërkesës së Avokaturës Shtetërore, ka anuluar Aktvendimin 07-46304-0053651 të datës 06.09.2017, përmes të cilit pamundësohet që me vendime diskriminuese të vitit 1995, buxhetit të shtetit t’i shkaktohen humbje në vlerë afër katër (4) milion euro.

Të Fundit

Sport

ShowBiz