BallinaBujqësiLladrovci ka një lajm të mirë fermerët e komunës së Drenasit

Lladrovci ka një lajm të mirë fermerët e komunës së Drenasit

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për masat mbështetëse për fermerët dhe agro-bizneset, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin se tashmë janë shpallur edhe thirrjet për aplikim për katër masa mbështetëse të Programit për Zhvillim Rural të këtij viti, në kuadër të të cilave ai tha se i inkurajon fermerët e Drenasit që të aplikojnë për mbështetje, në pajtim me kriteret e përcaktuara nga MBPZHR-ja.

Duke e uruar Kryetarin Lladrovci për marrjen e detyrës, Ministri Krasniqi ka konfirmuar përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Drenasit, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon.

Nga ana e tij, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë komunë. Po ashtu, kryetari Lladrovci, e njoftoi ministrin edhe për projektet e kësaj komune për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz