back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci i drejtohet me një mesazh Memli Krasniqit dhe PDK-së para zgjedhjes...

Lladrovci i drejtohet me një mesazh Memli Krasniqit dhe PDK-së para zgjedhjes së kryesisë së re

Të ngjajshme

Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit,...

“Djersitet” Arsenali, mezi fiton ndaj Wolvesit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolvesit,...

KQZ nesër nis dërgimin e fletëvotimeve për 58 mijë votues në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër do të fillojë dërgimin...

Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pak orë para mbledhjes ku do të përcaktohet kryesia e re e PDK-së, ka thënë se pret nga kryetari i subjektit, Memli Krasniqi, më të mirën që mund të prodhojë partia që ka në ADN-në e saj, UÇK-në, shtetformimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Lladrovci në Facebook ka shkruar se uron që sot të zhvillohen punime të mbara të Këshillit Drejtues.

“Uroj të zhvillohen punime të mbara të KD-së dhe të emërojë kryesi të unitetit, të përkushtimit dhe vijimit të rrugës së themeluesve të saj të prirë nga Hashim Thaçi me shokë, mbi përkushtimin dhe kontributin e anëtarëve të saj që nga okupimi, gjatë luftës çlirimtare dhe pas çlirimit të vendit”, thotë Lladrovci.

“Gjithsesi, pres nga Kryesia e re të jetë gjithëpërfshirëse, largpamëse dhe e qëndrueshme përball sfidave. Energjia pozitive e PDK-së do sa më parë të vihet në veprim, për të rikonfirmuar vlerat e saj, vizionin dhe rrugën euro-atlantike. Në këtë ditë të rëndësishme për PDK-në, uroj që të dëshmohet uniteti i domosdoshëm për të avancuar vlerat të cilat i riaformoi brenda të gjitha niveleve të organizimit partiak, ish lideri ynë, Kadri Veseli. Mbledhjes i uroj punë të mbarë dhe suksese ashtu si Këshillit Drejtues, Kryesisë së re dhe kryetarit Memli Krasniqi”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz