back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeLladrovci i çon mesazh Krasniqit e Tahirit: Qytetarët nuk e durojnë fyerjen...

Lladrovci i çon mesazh Krasniqit e Tahirit: Qytetarët nuk e durojnë fyerjen dhe nënçmimin

Të ngjajshme

Blero si 47-vjeçar, i dashuruar si kurrë më parë (Foto)

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi duket se ka gjetur...

Policia gjen municion në Prizren- detaje nga rasti

Një rast i gjetjes së municionit është raportuar dje...

Dy raste të ngacmimit në rajonin e Prishtinës për 24 orë

Dy raste të ngacmimit kanë ndodhur brenda 24 orëve...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është përgjigjur ndaj deklaratave të Memli Krasniqit e Abelard Tahirit.

Ai ka thënë se qytetarët në Drenas nuk e durojnë fyerjen.

Postimi:

Drenasi është kampion i performancës komunale, vazhdojmë!

Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues.

Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel.

Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin.

Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz