back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci fton mërgimtarët në takim

Lladrovci fton mërgimtarët në takim

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Meqë tani është koha e pushimeve verore dhe shumë familje nga diaspora vizitojnë familjet dhe atdheun e tyre, Kryetari i Komunës, Ramiz Llardrovci, fton të gjithë bashkatdhetarët ne takim për të bashkëbiseduar për proceset e përbashkëta dhe dëgjuar kërkesat dhe idetë e tyre për një qeverisje lokale sa me të mirë për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Takimi do të mbahet me datën 27 korrik 2017 duke filluar nga ora 11:00 në Sallën e Kuvendit (Objekti i ri i Komunës).

Ndërsa me rastin e Ditës së Diasporës 2017, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport ne bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës do të zhvillojnë këto aktivitete:

Me datën 27.07.2017 nga ora 16:00 do të behët shfaqja e filmave të metrazhit të shkurtër me projeksion në Parkun e Qytetit.

Me datën 28.07.2017, nga ora 13:00 do të behët hapja e ekspozitës në ambientet e Qendrës Tregtare nën përcjelljen e muzikës live.

Me datën 28.07.2017 nga ora 19:00 do të behët paraqitja e fotografive të ndryshme gjatë aktiviteteve dy ditore me projektor në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

Po me datën 28.07.2017, duke filluar 20:00 do të mbahet koncerti qendror festiv për nder të bashkatdhetarëve tanë në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz