Lladrovci flet rreth rastit për një person me koronavirus në Drenas
BILLI
Lexo edheVetëm sot në Kosovë shënohen 20 raste të reja me Covid 19, në mesin e tyre një person nga Drenasi
Ai deklaroi se i ka bërë thirrje Drejtorit të IKSHPK’së për të dhënë më tepër detaje rreth rastit të kësaj komune për të cilin u raportua se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kjo sipas tij në mënyrë që të merren masa në mbrojtje të qytetarëve ndaj kësaj pandemie.
Megjithatë raportimin e IKSHPK’së, se ka një person me koronavirus me vendbanim në Drenas, Lladrovci e arsyetoi me procedurën e dokumenteve të vendbanimit.
”Si komunë asnjë rast nuk e kemi pasur në Qendrën Klinike Infektive për analizë po besojmë që personi që është identifikuar me letërnjoftim si qytetar i Drenasit, mund të jetë banor i një qyteti tjetër”, tha ai për Klan Kosovën.

Lexo edheVetëm sot në Kosovë shënohen 20 raste të reja me Covid 19, në mesin e tyre një person nga Drenasi
Kryetari Ramiz Lladrovci ka apeluar tek banorët e komunës që ai drejton që të mos ketë panik pasi të gjitha masat preventive do të merren sipas situatës së krijuar.
Ai ka ftuar për kujdes të shtuar në mënyrë që të ketë sa më pak raste ndaj koronavirusit.