Lladrovci flet edhe një herë për “pilifunc”: Nuk është marre me tregu që jam ka çoban

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur edhe njëherë për lojërat popullore, “pitpitak”, “guxhas” e “pilifunc”.
Lladrovci më parë në një intervistë kishte treguar se kohë më parë i kishte luajtur këto lojëra, ndërsa në një intervistë për “21 Gradë”, ai ka sqaruar edhe një herë se nuk është aspak e turpshme që t’i tregojnë njerëzve se dikur ka qenë çoban dhe se i ka lujatur këto lojëra, transmeton Magazina.al
Sipas tij ka pas njerëz të cilët e kanë ditur shumë mirë se çfarë janë këto lojëra, por nga mendjemadhësia janë bërë kinse s’kanë dëgjuar asnjëherë.
Duke u treguar modest si asnjë politikanë tjetër, Lladrovci ka treguar se dikur ishte çoban dhe po të ishte nevoja do t’i ruante bagëtit edhe sot, përciellë Magazina.al

Lexo edheMikushnicë, Skenderaj/ Vëhet gurthemeli i Kullës së Shaban Manxhollit
“Du me ja bërë të qartë të gjithë atyre mendjemdhenjëve që kanë lu pitpitak, guxhas, kliçkas e sorrash, mos u bëni mendjemdhenjë se nuk është marre me tregu kur jemi ka të vegjel çka kemi lujt.Nuk është marre me ju tregu njerëzve që dikur I kemi rujt bagëtit, jam ka çoban edhe sot me ka nevoj i ruj, nuk është turp me punu, por turp është me bërë punë të këqija”, ka thënë Lladrovci.
Për më shumë shihni pjesë nga kjo intervistë:














