Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është duke konstituuar stafin e tij, me të cilin do të udhëheq komunën e Drenasit.
Ndryshimet e paralajmëruar më herët vetëm se kanë ndodhur. Njëri ndër premtimet e Lladrovcit ishte që në mandatin e tij, gjysma e drejtorive do të udhëhiqen nga femrat.
Ndonëse ndryshimet ja bë publike përmes një konference për medie, në web faqen e komunës së Drenasit ende figurojnë biografitë e drejtorëve të kaluar.
Kujtojmë se në drejtorinë e Administratës Komunale është emëruar Kimete Qorri.
Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik- Anita Avdullahu Dvorani.
Drejtorinë e Shërbimeve Publike – Lumnije Krapi.
Drejtorinë e Inspeksionit – Aurora Berisha.
Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport- Flutura Avdiu.
Nënkryetri i Komunës- Arsim Haxhiu, drejtori i Urbanizmit – Betim Berisha, drejtori për Buxhet dhe Financa- Hamdi Krasniqi dhe ai i Shëndetësisë – Ilir Shala kanë mbet ne pozita të njëjta.
Ndërsa ish drejtori i Inpeksionit Milaim Hajdari ka kaluar në drejtorinë për Kadastër, Gejodezi dhe Pronë.
Ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori për Arsim. /Drenica Press/