BallinaRegjionaleDrenasLladrovci: Elvis Hoxha e Mytaher Haskuka spekulantë që shesin mjegull

Lladrovci: Elvis Hoxha e Mytaher Haskuka spekulantë që shesin mjegull

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një postim në FB ka thënë se Elvis Hoxha është vazhdë e mësimit së Mytaher Haskukës. Lladrovci thotë se të dy janë spekulantë që shesin mjegull.

Reagimi i tij ka ardhur pas polemikave të fundit nga Elvis Morina.

“Ky “filozof”, me argumentime në kontekste të porositura politike, është e sigurt se i ka humbë busulla dhe vjen nga i njëjti taban si porositësit e theksimit të emrit tim”- thotë LLadrovci për Morinën.

Ky është postimi i plotë i Lladrovcit:

Dy fjalë për Elvis Hoxhën dhe Mytaher Haskukën

Kur Elvis Hoxha, komisari ideologjik i partisë VV, futi hundët ku s’e kanë vendin, vërejta se është vazhdë e vijës së mësimit të Mytaher Haskukës që nuk doja as të merresha me të.

Mytaher Haskuka, në kontekst pezhorativ, muaj më parë, pati përmend emrin tim. Nuk e denjova as të merrem me të sepse, nga ai si bir me prapavijë si partia që i përket, pritet çdo gjë. Nuk polemizoj me të nga parimi. Tash, me të, merren të rinjtë e brezit të lirisë. U trondita, kur “filozofi” Elvis Hoxha, në polemikën e tij të vobektë, thënë të drejtën edhe mori goditje të forta parimore nga Prekazi, ndërsehet për ballafaqime të tërthorta me një kryetar komune, me të njëjtën vijë të Haskukës. Ky “filozof”, me argumentime në kontekste të porositura politike, është e sigurt se i ka humbë busulla dhe vjen nga i njëjti taban si porositësit e theksimit të emrit tim. Ata që e ndërsyen Elvis Hoxhën për të më përmendur në polemikë, janë po aq spekulant sa ai. Një gjë të mbajë vath në vesh, vullneti i militantizmit të partisë së tij Vv në Drenas dhe në Drenicë është plotësisht i defaktorizuar. Nëse do ta dijë se përse këtu nuk ju shitet mjegulla dhe spekulimi, le të vijë për vizitë në komunën e Drenasit dhe të shoh si punohet. Madje, pas Drenasit, mund të shkojë për vizitë edhe në Prekaz. Unë nuk spekuloj për lirinë, unë mora pjesë aktive në krijimin e kushteve për realizimin dhe formësimit të kuptimësisë së saj. Edhe një herë për Mytaher Haskukën. Ai është prototip i përfaqësimit të regjimit të ikur, partisë që përfaqëson- me kauza të rreme dhe demagogji ordinere, prototip i ideologut pa ideologji që shet mjegull dhe spekulime. Sus.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz