Lladrovci e asamblisti i LDK-së, Rifat Bilalli përplasen ashpër për qeverisjen në Kosovë (Video)
BILLI

Lexo edheImami që ka varrosur familjen Jashari: Nuk ka ditë që nuk më kujtohet kjo ngjarje

Televizioni lokal i Drenasit “Star Tv” ka publikuar një video ku shihet një përplasje verbale ndërmjet kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rifat Bilalli në njërën nga seancat e kuvendit komunal.
Debati Lladrovci-Bilalli ka të bëjë me qeverisjen në vend, ku asamblisti i LDK-së, thotë se si nuk e ka pasur fatin të ‘vdesë’ e të mos e shoh këtë qeverisje me hajna e bashkëpunëtor të armikut.
Kryetari i Drenasit, Lladrovci i kërkon falje Bilallit, duke thënë se kishte bërë shaka, por asamblisti i LDK-së thotë se shakatë bëhen në kafene, jo në Kuvendin komunal.

Lexo edheImami që ka varrosur familjen Jashari: Nuk ka ditë që nuk më kujtohet kjo ngjarje
Në një pjesë të videos, asamblisti i LDK-së, i cili është i plagosur pesë herë në luftë thotë se nuk ka ikur gjatë luftës në Shqipëri e Gjermani, por ka qëndruar në Kosovë.