back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLladrovci: Drenasi nuk ka nevojë për model të Malishevës

Lladrovci: Drenasi nuk ka nevojë për model të Malishevës

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka vetëm një hap larg fitoren në Drenas. Kështu tha kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në hapjen e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve që të dielën do të mbahen në këtë komunë.

Lladrovci tha se me fitoren e tij, Drenasit do t’i kthehet zhvillimi ekonomik, mirëqenia e qytetarëve dhe do të bëhet vend atraktiv për investitorët.

Sipas tij, me ardhjen e tij në krye të kësaj komune, do të përmirësohen shërbimet publike dhe Drenasi do të jetë model sa i përket shëndetësisë dhe arsimit.

Ai ka theksuar se duke e votuar PDK-në, qytetarët e kësaj komune nuk do të votojnë PDK-në vetëm për heroizmin e treguar, për idealet e dëshmorëve e veteranëve, por do të votojnë dhe për ëndrrat e së ardhmes.

Ndërsa tha se PDK dhe Drenica, janë përjetësisht të bashkuar dhe kjo do të konfirmohet më 18 dhjetor.

“Dua t’u drejtohem dhe atyre që nuk na votuan dhe t’ua konfirmojmë që PDK ka marrë mesazhin e tyre. Por them se Drenasi asnjëherë nuk do të qeveriset si Malisheva. Askund në Kosovë nuk ka nevojë për atë model, lere më Drenasi ynë që nga orët e para ka ditur ta trasojë vetë rrugën e tij. Iu siguroj se do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve pavarësisht orientimit ose votës që kanë dhënë. Do të vazhdojmë fushatën dhe garën zgjedhore dinjitoze deri me datën me 18 dhjetor. Me 19 dhjetor e tutje ne do të bashkëpunojmë me të gjithë së bashku për të mirën e qytetarëve të komunës së Drenasit, pa dallim përkatësie politike. Ne për Drenasin nuk ofrojmë izolim, po ofrojmë 70 milionë euro investime kapitale, që do t’i japin shtytje të madhe zhvillimit ekonomik të komunës së Drenasit”, ka thënë ndër tjerash Lladrovci.

Për t’i dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së në Drenas ka ardhur edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cili dha një mesazh për kundërshtarët e tyre politik. Ai kërkoi nga ta që të mos vazhdojnë të fyejnë dhe të jenë mos pranues, atëherë kur atyre nuk u pëlqen. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz