Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të rënies së 22 dëshmorëve dhe 35 martirëve të fshatrave Negroc, Vuçak dhe rrethine cilët pushojnë në kompleksin memorial “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc të Drenasit, kryetari Lladrovci si dhe shumë personalitete të jetës politike e shoqërore bënë së bashku homazhe dhe vunë buqetë me lule në nderim dhe respekt për të rënët në altarin e lirisë.
Për të kujtuar dëshmorët dhe martirët e kësaj zone, të pranishëm ishin edhe familjarë të të rënëve dhe shumë qytetarë, të cilët benë homazhe tek varrezat e të rënëve.

