back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLladrovci dhe OJQ “Team Albanian” ndanë libra për nxënës të Drenasit

Lladrovci dhe OJQ “Team Albanian” ndanë libra për nxënës të Drenasit

Të ngjajshme

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur...

Ismet Beqiri synon rikthimin në Kuvendin e Kosovës

Ismet Beqiri nga LDK, po synon që në zgjedhjet...

Heshtja e ndërkombëtareve ndaj sulmeve terroriste ku Serbia ka gisht

Jovan Viqentijeviq, njëri nga të akuzuarit për sulmin terrorist...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Tafil Halilaj në bashkëpunim me Koordinatorin e OJQ “Team Albanian”, Xhemail Bytyqi dhe Afërdita Bytyqi, sot bënë shpërndarjen e librave për nxënës të përzgjedhur me gjendje të rëndë ekonomike/sociale, zakonisht nxënës të shkollave të mesme.

Kryetari Lladrovci me këtë rast falenderoi shoqatën norvegjeze “Team Albanian”që vepron në Drenas për ndihmën dhe kontributin që po bënë për nxënësit dhe qytetarët e Komunës së Drenasit, e sidomos për të rinjët e Drenasit në mënyrë që mos t’iu mungojnë librat shkollor, meqë kjo ndikon edhe në ngritjen e rezultateve dhe ngritjen e cilësisë në arsimim. 

Gjithashtu Koordinatori Bytyqi falenderoi Kryetarin Lladrovci për bashkëpunim e vazhdueshëm. Ai njëherit tregoi për punën humanitare të tyre të filluar nga viti 2000, të vazhduar edhe në ditët e sotme. 

OJQ “Team Albanian” është themeluar nga viti 2000, ku janë ndihmuar dhe vazhdojnë t’i ndihmojnë rreth 300 familje skamnore me gjëra ushqimore, veshmbathje, kanë financuar rreth 22 studentë deri në përfundim të studimeve. Kanë hapur ordinancë stomatologjike çdo javë ku përkujdesen për shëndetin oral-stomatologjik për persona me gjendje të rëndë ekonomike/sociale. Gjithashtu kanë ndërtuar 6 shtëpi dhe renovuar 5 në territorin Komunën e Drenasit.

Image may contain: one or more people, people standing and indoorImage may contain: one or more people, people standing and indoorImage may contain: one or more people, people standing and indoor

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz