BallinaLajmeLladrovci: Demokracia jonë është e sëmurë në procesin zgjedhor – Të votohet...

Lladrovci: Demokracia jonë është e sëmurë në procesin zgjedhor – Të votohet vetëm një kandidat dhe të digjitalizohet votimi

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ishte e pritur që të anulohen rezultatet e numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, dhe të numërohen ato.

Ai ka thënë se kjo nuk është asgjë e re, dhe se çështja ishte vetëm koha kur do t’i “dal tymi”.

“Ka personalitete që kanë marrë pjesë një herë në zgjedhje dhe më kurrë nuk do të marrin pjesë, për shkak të dëmtimit të reputacionit që iu është bërë, jo nga qytetari apo mungesa e votave, por, nga mënyra e zhvillimit të procesit të zgjedhjeve dhe vjedhjeve të brendshme. Tashmë, është e qartë se demokracia jonë e brishtë, është me sëmundje të dukshme, në procesin më të ndjeshëm, është e sëmurë në procesin zgjedhor. Vjedhja e votës, dëmton secilin qytetar i cili merr apo nuk merr pjesë në zgjedhje. Dëmton shtetin dhe besueshmërinë ndaj tij”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka shtuar se ka qenë kundër listës me dhjetë kandidatë, sepse dyfishohej mundësia për të ndikuar në votë.

“Thuhet se mbi 50% e qytetarëve nuk i votojnë të gjithë 10 kandidatët e listës, të paraparë me ligj. Mendoj se lideri duhet të jetë bartës i listës, i lidhur me votën e subjektit politik dhe të votohet vetëm një kandidat. Këto numërime të votave dëshmuan se ligji mund të jetë i mirë, por, kërkohet zbatimi i ligjit si pjesë e pandashme e procesit zgjedhor demokratik. Pres të veprojë ligji në këtë rast, të ndërmerren hapa urgjent për digjitalizimin e votimit dhe ndryshimi i ligjit, një votë – një kandidat”, ka shtuar Lladrovci. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz