Lladrovci del me një postim për protestën e sotshme, e publikon edhe fotografinë ku shihet afër me Lushtakun: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, e organizuar në mbështetje të liderëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka dhënë një mesazh të fuqishëm në mbrojtje të luftës çlirimtare dhe figurave të saj kyçe, transmeton lajmi.net
Në një nga fotot që e shoqërojnë postimin, Lladrovci shihet përkrah Sami Lushtakut, nënkryetarit të Komunës së Skenderajt dhe ish-komandantit të UÇK-së në zonën e Drenicës. Kjo paraqitje e përbashkët ka tërhequr vëmendjen, pasi dy figurat kohëve të fundit kanë pasur raporte të tensionuara, me akuza e ofendime të ndërsjella publike.
Lladrovci ka theksuar se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe veprën e liderëve të saj si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
“Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të UÇK-së, as veprën e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe të tjerëve për çlirim”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:

Lexo edheLladrovci publikon foto bashkë me Lushtakun: Asnjë gjykatë s’e njollos dot luftën e UÇK-së
Asnjë gjykatë, nuk mund ta njollos luftën e drejtë të UÇK-së as veprën e heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit,…
Posted by Ramiz Lladrovci on Thursday, August 7, 2025














