Pas marshit të mbajtur më 17 shkurt me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale që gjykohen në Hagë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sot.
Në një postim në rrjetet sociale, Lladrovci theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe provave që mbështesin të drejtën e luftës çlirimtare dhe heronjve të saj. Ai shtoi se fjala e avokatëve dhe heronjve të luftës dhe paqes në Hagë janë argumente të forta për vendim lirues, transmeton lajmi.net.
“Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës,” shkroi Lladrovci, duke bërë thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Postimi i plotë: