back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasLivoreka: Ndaj Drenicës vetëm për fitore

Livoreka: Ndaj Drenicës vetëm për fitore

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

 

Sulmuesi i KF Feronikelit, Përparim Livoreka, në një pronocim për Drenicapress.info, ka folur për derbin e kësaj jave në Vala Superligë si dhe për ecurinë e skaudrës së tij në këtë sezon.

Për derbin me KF Drenicën, Livoreka ka thënë se në këtë takim Nikli hynë vetëm për fitore.

“Është një ndeshje e vështirë ngase Drenica ka skuadër mjaft cilësore. Por ne nuk mendojm në asnjë ndeshje për hubje madje as për barazim. Ne mendojmë vetëm për fitore kështu që edhe nesër mendoj që ne do të fitojmë derbin, ngase atmosfera e mirë dhe puna gjatë gjithë kësaj jave do të na e mundësoj këtë. Fundja është derbi dhe duam t’i bëjmë të lumtur tifozët”, ka thënë sulmuesi nga Kaqaniku.

Ish-sulmuesi i Hysit ka folur edhe për ecurinë e skuadrës në këtë sezon, kurse në aspektin personal ka thënë se e kanë penguar shumë lëndimet.

“Ecuria e skuadrës në këtë sezon mund të themë që është e mirë edhe pse kemi mundur të jemi edhe më mirë, por sido që të jetë ne do të ngritemi edhe më shumë.

Në aspektin personal nuk jam edhe shumë i kënaqur sepse kam qenë i lënduar dhe tash kam kaluar lëndimin dhe besoj që do ta ngris formen edhe me shumë”, ka shtuar Livoreka./Drenicapress.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz