Liverpuli ka pësuar humbje në shtëpi nga Svansea me rezultat 3-2.
Svansea në fillim të pjesës së dytë kaloi në epërsi me golin e Llorentes, i cili edhe pesë minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë personal për epërsinë e Svansea prej 2-0 në minutën e 53-të.
Ishte Firmino që shënoi dy gola për ta barazuar rezultatin në 2-2. Së pari në minutën e 55-të dhe për 2-2 në minutën e 69-të.
Kur pritej që Liverpuli të shënoi golin e fitores, ishte prapë Svansea që shënoi për 2-3 me golin e Sigurdson në minutën e 74-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar në këtë takim.
Pas 22 xhirove, Liverpuli ka 45 pikë në vend të tretë, 7 më pak se Chelsea në vend të parë, kurse Svansea në vend të 17-të me 20 pikë./Drenicapress.info/
https://www.youtube.com/watch?v=Y5rdN3c3bwU